VLORË/ Kjo ngrehinë do shembet por ja sa shpërblehet

VLORË/ Kjo ngrehinë do shembet por ja sa shpërblehet

47
0
Shares

Një ngrehinë katërkatëshe në afërsi të tetarit të Vlorës është vendosur të shembet.

Bashkia e Vlorës me anë të një njoftimi ka lajmëruar qytetarët të mos afrohen në zonën përballë teatrit “Petro Marko”, të shtunë në orën 13:00 për shkak të shpërthimit me tritol për të rrëzuar pallatin 4-katësh në Vlorë tek “Tre Racat”.

Përveç se nuk duhet të afrohen pranë pallatit që do të shembet, banorët pranë tij duhet të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.

Ndërkaq policia ka bërë rrethimin e zonës. Këshilli i Ministrave ka nxjerrë nje vendim për shpronësimin e tij me një vlerë rreth 600 mijë euro. Pritet që kjo zonë të kthehet në lulishte ashtu siç kishte paralajmëruar më herët kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY