SPECIALE/ Kukës, vrau dy vëllezër për shfrytëzimin e kromit, dënohet me burg...

SPECIALE/ Kukës, vrau dy vëllezër për shfrytëzimin e kromit, dënohet me burg përjetë autori

80
0
Shares

Foto Arkiv – Vendi i ngjarjes

Gjykata e Kukësit dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Muharrem Bugjisha, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen me armë të vëllezërve Emri dhe Bilbil Batusha, si edhe plagosjen e Arbër Batusha.
Prokuroria e Kukësit sqaron se ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal mes tyre, lidhur me përdorimin e një hapësire tokë krom-mbajtëse në fshatin Kalimash.
“Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 25. 07. 2014 dhe nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se i akuzuari Muharrem Bugjisha, në vijim të një debati verbal, ka qëlluar 7 herë me pistoletë, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend Emri Batusha, ndërkohë që është plagosur rëndë dhe ka vdekur rrugës për në spital, Bilbil Batusha. Ndërkohë, nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Arbër Batusha”, informon prokuroria e Kukësit.
Pas krimit, i akuzuari është larguar dhe gjatë periudhës së hetimit ai nuk është mundur të arrestohet.
Autori i akuzuar është vetëdorëzuar në kohën kur Prokuroria e Kukësit dërgoi kërkesën për gjykim ndaj tij, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Gjatë gjykimit, i pandehuri dhe mbrojtja e tij kanë pretenduar se Muharrem Bugjisha ka pasur probleme me shëndetin mendor si në kohën e kryerjes së krimit, po ashtu edhe në periudhën në vijim.
Pas kryerjes së ekspertizave ligjore, është konkluduar se i pandehuri nuk ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai e ka kryer krimin në vijim të konflikti për të ndarë zonat e kërkimit të kromit në zonën e Kalimashit.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Kukësit dhe dënoi me burgim të përjetshëm të pandehurin

Ngjarja e 27 korrikut 2014
Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një krimi të ndodhur në Kalimash të Kukësit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:40 të ditës së djeshme,pas një konflikti për kromin në hyrje të galerisë në Kalimashit.
Sipas policisë autori është Muharrem Bogjisha ndërsa viktimat janë Emri Batusha 45 vjeç dhe vëllai i tij Bilbil Batusha 30 vjeç ndërsa i plagosur mbeti Arbër Batusha 16 vjeç, djali i Emrit.
Nga hetimet e para mësohet se konflikti ka nisur për pronësinë e një galerie kromi, e cila pretendohej nga të dyja palët. Mësohet se 2 vëllezërit Batusha dhe autori i vrasjes Burgjisha kanë qenë ortakë dikur. Nisja e bashkëpunimit të vrasësit me një tjetër person, ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve.
Fillimisht nga të shtënat Bilbil Batusha mbeti i plagosur dhe u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë, por rreth orës 20:30 ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndërsa autori i vrasjes, mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij. Ndërsa është arrestuar nipi i tij, Servet Bogjisha, 19 vjeç, i akuzuar për bashkëpunim me autorin e vrasjes.

Arrestimi i autorit në 17 janar 2015
Pas më shumë se 5 muajsh në arrati, arrestohet Muharrem Bogjisha, autori i vrasjes së dy vëllezërve Batusha në Kalimash të Kukësit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në korrik të 2014 pas një konflikti për kromin në hyrje të galerisë në Kalimashit.
Muharrem Bogjisha qëlloi për vdekje vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha 45 dhe 30 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti dhe Arbër Batusha 16 vjeç, djali i Emriut.
Konflikti ka nisur për pronësinë e një galerie kromi, e cila pretendohej nga të dyja palët. Mësohet se 2 vëllezërit Batusha dhe autori i vrasjes Bogjisha kanë qenë ortakë dikur.
Nisja e bashkëpunimit të vrasësit me një tjetër person, ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve.
Fillimisht nga të shtënat Bilbil Batusha mbeti i plagosur dhe u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.
Policia pati arrestuar asokohe nipin e Muharremit, Servet Bogjisha,19 vjeç, i akuzuar për bashkëpunim me autorin e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY