Pezullohet inspektori i Policisë pas vertetimeve 200 euro

Pezullohet inspektori i Policisë pas vertetimeve 200 euro

41
0
Shares

Drejtoria e policisë së Shtetit ka pezulluar një inpsektor policie që u filmua duke shitur vertetime që ndihmojnë azilantët shqiptare jashtë vendit.

Pas transmetimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” ne Tch, ku shfaqej nje punonjës policie i Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë, i dyshuar për shkelje në detyrë, Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës, ju informojme se:

Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën “inspektor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka nisur hetimin disiplinor “për shkelje të rëndë”.

Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY