Ndërron jetë në spital 8-vjeçarja nga Lezha

Ndërron jetë në spital 8-vjeçarja nga Lezha

51
0
Shares

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 8-vjeçarja nga Lezha e cila u plagos rëndë pasi ra aksidentalisht nga kati i 6 i një pallati. Lajmi konfirmohet nga policia e Lezhës.

Pavarësisht kujdesit të mjekëve, e mitura nuk mundi tu mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe disa pjesë të trupit, shkruan Ora news.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen Besëlidhja në banesen ku banonte e mitura me iniciale K.P.

Sipas të dhënave, kjo e fundit ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar.

Nga goditja mësohet se vogëlushja ka pësuar dëmtime në kokë, ndërkohe që kanë qenë banor të zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihme të miturës.

Ata e dërguan me urgjence në spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, u dërgua me urgjence nëpërmjet helikopteri në Spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga të dhënat është bërë e ditur se në momentin e ngjarjes vogëlushja ka qenë e vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të blerë ushqime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY