Makina luksoze, krim në mes të qytetit të Elbasanit

Makina luksoze, krim në mes të qytetit të Elbasanit

163
0
Shares

Një qytetar që po e ecte mbi bicikletë ,beti i vdekur pasi u godit nga një makinë sot në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në sheshin ‘Kozma Naska’ në bulevardin e qytetit kur një mjet tip Range Rover me targa AA444PD ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, duke e vënë poshtë rrotave.

Mjeti ka marrë përpara dhe dy automjete që gjendeshin në parkim, një Golf me targa AA 707PC dhe mjetin me targa AA 186 NE.

Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur drejtuesi i biçikletës, Ardian Rika, 35 vjeç.

Blutë kanë bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të mjetit me iniciale A.S 44 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

“Në bulevardin “Aqif Pasha” shtetasi A.Subashi, 44 vjec banues ne Elbasan duke drejtuar mjetin me targa AA 404 PD ka përplasur biçiklistin A.R, 35 vjec banues në Elbasan i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY