Liroi Lul Berishën, lirohet edhe vetë nga qelitë ish-kreu i burgut të...

Liroi Lul Berishën, lirohet edhe vetë nga qelitë ish-kreu i burgut të Durrësit

47
0
Shares

Ish-drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kotaj është liruar nga qelitë e burgut, ndërsa do të hetohet në masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.
Kotaj u arrestua pas lirimit nga burgu të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë nga Gjykata e Lartë.
Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë më 21 dhjetor të vitit të shkuar. Sakaq fletë arresti është prerë dhe për juristin e burgut, T. Labi, i cili është shpallur në kërkim.
Kreu i burgut Durrës dhe juristi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
“Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe T. Labi, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha. Nga ana e forcave të Policisë së Shtetit është ekzekutuar urdhri i prokurorisë për arrestimin e drejtorit te burgut, Astrit Kotaj, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga ana e Gjykatës. Ndërsa është shpallur ne kërkim juristi T. Labi”, informon Prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY