Përgjimet e hotelit në Bllok: Kush po survejon politikanët dhe biznesmenët pa...

Përgjimet e hotelit në Bllok: Kush po survejon politikanët dhe biznesmenët pa autorizim

56
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar për tv neës 24 kapjen izraelitit me pajisjen antipërgjuese. Gazetari ka dhënë detaje të reja rreth vizitave dhe aktivitetit të detektivit izraelit, 51-vjeçari Yoram Frig në Shqipëri. Ai ka folur edhe për një hotel në Tiranë sipas të cilit prej aty bëhen përgjime për disa biznesmenë dhe politikanë dhe se përgjimet nuk bëhen nga subjekte të ligjshme.

“Tom Doshi e ka kontaktuar pas dyshimeve se në automjet ka pasur dyshime që mund t’i jetë vendosur përgjues dhe tjetra është zyra e tij, pasi ai drejton kompaninë më të madhe farmaceutike në vend. Për të qenë i sigurt se ambientet janë të pastra, pra nuk ka përgjues ambientalë, ai ka punësuar izraelitin. Nuk i dimë rezultatet, e ka kontaktuar edhe para 3 muajsh, kjo është hera e dytë që vjen i kontaktuar nga Tom Doshi, dy herët e tjera nuk ka thënë për kë ka ardhur. Por mund t’ju them se janë kontrolluar edhe ambientet në zonën e Bllokut, është një hotel në zemër të Bllokut, qëndrojnë politikanë e biznesmenë, kryejnë biseda me personazhe të ndryshme. Është kontrolluar ky ambient dhe dy tre ambiente të tjera se kanë pasur dyshime që po përgjohen jo nga shërbime zyrtare të ligjshme, por që po përgjohen në mënyrë të paligjshme. Ky panik, ky alert dëshmon që jemi në një situatë që nuk duket fare normale”.

Ne zonen e ish-bllokut ka tre hotele te njohur, Grand Hotel, Hotel Parisi dhe Sky tower.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY