Deputeti i PD pyet Fleckenstein: Sa euro kushton një votë në landin...

Deputeti i PD pyet Fleckenstein: Sa euro kushton një votë në landin tend

46
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka renditur disa pyetje që janë normale në kontekstin shqiptar për eurodeputetin gjerman fill pas deklaratës së tij se nuk e kupton kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckeinstein dhe një intervistë kundër bojkotit të opozitës ndërkohë që intervista e tij u postua në faqen e vet edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Ja pyetjet shumë interesante të Bocit:

“Që Z. Fleckeinstein ta kuptojë kërkesën e PD për qeveri teknike, mqs është shprehur që nuk e kupton, duhet t’i japë më parë përgjigje këtyre pyetjeve fare të thjeshta:

– Sa euro kushton një votë në landin e tij?

– Si blihen votat në Gjermani?

– Sa banda operojnë në landin e tij për llogari të partisë-qeveri?

– Cili është më “i forti” i lagjes së tij që mbledh vota?

– A i ka uruar ndonjëherë “shefi”, sipas humorit, “Suksese në jetë”?

– A fiton dot ai në zonën e tij nqs se i del përpara një “bos” droge a burgaxhi i sprovuar, apo killer famoz, se këtu jo e jo që nuk ka shanse?

– A ka gjasa të ketë kandidatë politikë me rekorde të thella kriminale në vendin e tij?

– A ka promovuar e përkrahur ai vetë, individë të tillë në politikë për Kryetarë Bashkish apo Deputetë?

– Sa ton hashash mbillen në Gjermani?

– Sa përqind merr policia nga aktiviteti i drogës në Gjermani?

– Sa miliarda euro nga ky aktivitet përdoren nga partitë politike për të marrë pushtet atje?

– Sa vendime merren “nën efekt” për interesa kriminale e plehrash në vendin e tij?

– Sa ministra janë ish punonjës të ish STAS-it, apo hetues për llogari të STAS-it?

Vetëm kaq i duhet. Shqipëria e siguroj, është vend përrallor, por nuk mund të përralliset!!!

Pas kësaj me shumë dëshirë do ia aprovoja këshillat e leksionet për demokracinë funksionale e parlamentare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY