Taulant Balla, shaka me Kryemadhin: Nis skema e opozitës fasadë për zgjedhjet...

Taulant Balla, shaka me Kryemadhin: Nis skema e opozitës fasadë për zgjedhjet e 18 qershorit

50
0
Shares

Taulant Balla ka përdorur për herë të parë termin opozitë për LSI-në duke futur në funksionim skemën e parapërgaditjes së opozitës fasadë në rast se PD nuk futet në zgjedhje më 18 qershor.

Një ditë pasi Monika Kryemadhi lëshoi kritika, duke thënë se në Librazhd s’ka ujë, ndërsa qeveria flet për reforma, sot ka i është kundërpërgjigjur Taulant Balla.

“S’e di cdo beje opozita ne qarqet e tjera po ne Elbasan ajo ka filluar fushaten! Do thoni ju qe mikja ime Monika nuk eshte opozite! Po e keni gabim, sepse Monika ben opozite edhe per dikasteret apo agjencite qe jane pergjegjesi e partise se saj ne qeveri. Ja per shembull, shkon ne Shushice e thote s’eshte bere asgje per bujqesine, nderkohe qe partneri yne ka edhe Ministrine edhe agjencine e pagesave per fermeret. Ose u thote ju ka lene qeveria pa uje, nderkohe qe drejtorine e ujesjellesit per ate zone e ka nje figure e partise se Monikes. Keshtu qe mos i’a qani hallin opozites, te pakten per Elbasanit, se ne Elbasan opozita ka filluar fushaten”, ka deklaruar Taulant Balla.

Reagimi i tij u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit në Partinë Socialiste por përgjatë ditëve të fundit janë shtuar përplasjet mes dy partive.

PD ka deklaruar se neshjet mes partive në koalicionin qeveritar janë thjesht për të përgaditur një opozitës fasadë. Të partitë janë njësoj përgjegjëse për qeverisjen e keqe, konkludon PD.

Ndërkohë një tjetër anëtar i koalicionit të qeverisë PDIU ka deklaruar se do të dalë e pavarur duke iu bashkangjitur skemës ku zgjedhjet bëhen vetëm nga koalicioni por do të ketë shumë parti.

Nuk është e çuditshme që në funksion të kësaj skeme edhe LSI të deklarojë se do të dalë e vetme në zgjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY