KUKËS/Kanabis e armë në një shpellë

KUKËS/Kanabis e armë në një shpellë

53
0
Shares

Policia e Kukësit zbuloi një shpellë në të cilën fshiheshin një sasi e konsiderueshme kanabisi dhe armë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policët kanë ushtruar kontroll në fshatin Bele.

Gjatë kontrollit, në një shpellë në formë guve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 pako të mbështjella me letër natriban me peshë rreth 10 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 20 copë kallëp me lëndë plasëse me peshë rreth 2 kg, si dhe 16 copë fishekë model 56.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY