Edhe Papa i alarmuar për BE: Kërcënohemi nga shuarja

Edhe Papa i alarmuar për BE: Kërcënohemi nga shuarja

36
0
Shares

Para festimeve të 60-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës, Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE. Ai kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti.

BE kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit, tha kreu i kishës katolike në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa.

“Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit.

Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai. Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY