VIDEO/ Edi Rama drekë peshku live në Durrës, Gjushi në krye të...

VIDEO/ Edi Rama drekë peshku live në Durrës, Gjushi në krye të trapezit

134
0
Shares

Kriza politike dhe institucionale e Tiranës e ka lodhur Edi Ramën, që sot u shfaq duke ngrënë peshk në Durrës. Drekën e transmetoi direkt në Facebook. Herë pas here dëgjonte ndonjë fjalë nga Vangjush Dako, ndonjë ankesë nga peshkatarët, pastaj hante pak peshk nga pjata e tij.
Larg zyrës në kryeministri, larg zhurmës dhe situatës që duket pa zgjidhje në Tiranë, kryeministri gjeti pak qetësi me Vangjush Dakon dhe peshkatarët, që gjithsesi i flisnin për hallet dhe problemet e tyre.
Prej më shumë se një muaji, opozita proteston në bulevardin Dëshmorët e Kombit për qeverinë teknike, zbatimi i Vetingut për gjykatësit dhe prokurorët ka mbetur peng i konfliktit, ndërsa LSI vazhdon ta lërë në pritje Edi Ramën që pret përgjigje për koalicionin e ardhshëm. Tirana ngjan stresuese me presionin dhe zhurmën e saj. Ku ka më mirë se ta nisësh fundjavën që të premten në drekë, pranë bregut të detit, me një peshk dhe një gotë verë para.

are

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY