Leskaj: Marrëdhënia me Kuvendin e mirë, të zbatohen rekomandimet që dalin nga...

Leskaj: Marrëdhënia me Kuvendin e mirë, të zbatohen rekomandimet që dalin nga auditimet

58
0
Shares

Kontrolli i Larte i Shtetit i kërkon Kuvendit më shume angazhim për të zbatuar rekomandimet që dalin nga auditimi. Kjo u vu në dukje gjatë një Seminari mbi “Marrëdhëniet SAI-Parlament” , në kuadër të projektit të binjakëzimit IPA “Forcimi i Kapaciteteve Audituese të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”, të zhvilluar sot në Tiranë për forcimin e kapaciteteve audituese.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, kërkon që Kuvendi të bëjë një hap para në raport me KLSH-në, dhe te avancojë në zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Kreu KLSH-së Bujar Leskaj, vuri në dukje raportin e mirë me Kuvendin, ndërsa theksoi rekomandimet që po i bëhen Kuvendit prej disa vitesh për një administratë publike me të përgjegjshme.
Por një institucion auditues, sa duhet të jetë afër institucioneve të tjera duhet të qëndrojë edhe larg. Ekuilibri sipas Leskajt, është kërkesë e standardeve të BE-së.
“Marrëdhëniet KLSH-Komision duhet të kalojnë në një faze të re, atë të ndjekjes dhe zbatimit te rekomandimeve te KLSH-së, çka kërkohet edhe në rekomandimet e Progres Raporteve te BE-se për Shqipërine”, theksoi Leskaj.
Në prezantimin e marrëdhënieve KLSH -Parlament, Kryetari Bujar Leskaj vuri në dukje edhe marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit që ka KLSH me Parlamentin dhe Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Ky bashkëpunim u evidentua veçanërisht me miratimin e ligjit të ri integral të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një ligj që inkorporoi standardet e INTOSAI-t në auditimin e jashtëm në Shqipëri dhe që përforcoi pavarësinë e institucionit.
Në këtë seminar morën pjesë, Wojciech Kutyla, Drejtues i Projektit IPA dhe zv/president i Zyrës së Auditimit të Polonisë; Zv/Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Edmond Spaho, Janet St.Laurent, Drejtoreshë e Qendrës së Ekselencës në Auditim të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA-së,  Kryetari i  Komisionit për Buxhet dhe Financë të Parlamentit të Kosovës, Naser Osmani, Nënkryetari i Komisionit për Mbikëqyrje Financiare të Parlamentit të Kosovës, Ali Osmani, Akademiku dhe sekretari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat të Parlamentit, Prof. Dr.  Anastas Angjeli, përfaqësues të Zyre Kombëtare te auditimit te Kosovës,përfaqësues të botës akademike, profesionistëve të fushës  dhe shoqërisë civile si Prof. Dr. Aurela Anastasi, Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof. Dr. Sazan Guri si dhe ekspertë të NIK-ut polak.
Pjesëmarrja reflektoi qëllimin e analizimit të marrëdhënieve KLSH-Parlament, bazuar në këndvështrimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Parlamentit, akademikëve, profesionistëve të fushës, shoqërisë civile për ta konsoliduar më tej këtë marrëdhënie bazuar në praktikat e mira europiane, si e NIK-ut Polak dhe eksperiencës amerikane.
Diskutimet u fokusuan mbi atë se SAI-t nuk janë përgjegjësit e vetëm për ndjekjen e rekomandimeve. Parlamenti, si hallkë e rëndësishme e “trekëndëshit” të llogaridhënies (Parlament-SAI-Ekzekutiv), luan një rol të rëndësishëm në amplifikimin e zbatimit të rekomandimeve duke rritur llogaridhënien e qeverisë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të tillë si komisionet apo interpelancat.  Seminari theksoi se puna e një SAI është punë integrale e vetë Parlamentit, e parë kjo në këndvështrimin e formulës se “SAI është agjent i Parlamentit”. Si e tillë, ndjekja e rekomandimeve shtron detyra edhe për vetë Parlamentin dhe projektimi i rekomandimeve nga vetë Parlamenti  e adreson punën audituese drejt transparencës dhe llogaridhënies, duke ndikuar kështu ne përmirësimin e menaxhimit te fondeve publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY