Ylli Manjani zbulon për herë të parë prapaskenat e shkarkimit të tij

Ylli Manjani zbulon për herë të parë prapaskenat e shkarkimit të tij

28
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka folur dhe njëherë për shkarkimin e tij nga detyra. Ai ka zbuluar prapaskenat e vendimit të papritur nga kreu i LSI-së, Ilir Meta pas kërkesës së kryeministrit Rama. Sipas tij, ka qenë Meta që i ka kërkuar të japë dorëheqjen për arsye të vështirësisë që kishte Rama me të.
“Mua më kërkoi Meta. Sigurisht, të jepja dorëheqjen për arsye të vështirësisë që kishte Rama me mua dhe kjo më çuditi: Rama paska vetëm ankesa për mua por unë për Ramën s’paskam asgjë?! Nejse s’ka rëndësi. Dhe sigurisht unë me Metën jam marrë vesh me dy fjalë”, thotë Manjani në një intervistë për portalin shuplaka.com.
“I kam thënë ‘Patjetër që vendi është i LSI-së, të takon ty. Ti je kryetari i LSI-së, siç më promovove mua, mund të çosh dikë tjetër. Dorëheqjen e ke kur të duash’. Kjo është historia. ‘Por unë Ramës nuk i jap dorëheqje, sepse dhënia e dorëheqjes i bie që unë jam fajtori. Unë nuk kam bërë asnjë faj, asnjë krim pse kam bërë detyrën e ministrit të Drejtësisë, të cilën do ta bëj prapë njësoj po ta kem mundësinë për ta bërë’”.
Pra unë nuk kam pasur qëllim të ngacmoj Ramën, siç thonë shumë analistë; as më ka interesuar hiç. Nuk kam lënë unë njeri të hyjë te detyra ime. Ky ishte karakteri im i fortë dhe nëse kisha një gjë negative ishte kjo që unë s’lija njeri të hynte në detyrën time. Por po ju them me bindje nuk ka qenë fokusi im Rama: as të merrem me Ramën, as të merrem me analistët e Ramës”, e mbyll Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY