Mediat e majta shkurtojnë bulevardin Trump, por ja sa është

Mediat e majta shkurtojnë bulevardin Trump, por ja sa është

82
0
Shares

Mediat e majta shkruan sot se Bulveardi i sapondërtuar që mori emrin e Presidenti Trump është evtëm 500 metra por ndërkohë që gjatë inaugurimit u pa se ishte ndryshe.

Bulevardi ka një gjatësi prej 1 km dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mbitokësore dhe nëntokësore, duke qenë kështu një investim me standarde bashkëkohore. Më e rëndësishmja është se ky investim u shërben mijëra familjeve dhe qytetarëve të Kamzës, por edhe të zonave përreth, duke qenë një arterie e rëndësishme lidhëse mes lagjeve të këtij qyteti, por edhe me kryeqytetin, me aeroportin e Rinasit etj.

bulevardi trump

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, dhe kryetari i Bashkisë dhe i PD Kamëz, z. Xhelal Mziu, inauguruan sot bulevardin “Donald J. Trump” në lagjen e Frutikulturës. Ky bulevard është një investim i Bashkisë Kamëz.

Në nëntor të vitit që kaloi, Bashkia Kamëz shpalli “Qytetar Nderi” Presidentin Donald Trump, ndërsa sot, me emrin e tij është emërtuar edhe një prej investimeve më të rëndësishme të kësaj Bashkie.

Në fjalën e mbajtur para bashkëqytetarëve të tij, z. Xhelal Mziu falënderoi përzemërsisht banorët dhe bizneset e Kamzës për partneritetin që kanë pasur dhe për pagesën e taksave dhe tatimeve. Ai u shpreh: “Kamza në këto 4 vite nuk ka marrë asnjë qindarkë për asnjë shkollë, asnjë kopsht, asnjë çerdhe, as ujësjellës, as kanalizim. Sot Kamza ka 200 mijë banorë. Jemi qyteti i 6-të në Shqipëri. Është persekutuar më shumë se asnjëherë tjetër. Një banor i Kamzës nga buxheti i shtetit merr 33.5 herë më pak lekë sesa mesatarja e Shqipërisë, por nëse u referohemi disa bashkive të majta, diferenca shkon edhe me 200 herë”, deklaroi Mziu.

mziu basha bulevardi 1

Në vijim ai tha se vetëm taksat lokale kanë qenë i vetmi burim financimi në këto 4 vite edhe pse më shumë sesa 45% apo rreth 50% e këtij komuniteti janë të majtë; por edhe të djathtët, edhe të majtët janë persekutuar nga kjo qeveri.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Kamzës, kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha tha se prej ardhjes në pushtet 4 vite më parë, Edi Rama i shpalli luftë Kamzës dhe qytetarëve të saj. I shpalli luftë politike, i shpalli luftë raciale, u shpalli luftë stigmatizuese banorëve që simbolizojnë më shumë se kushdo tjetër lirinë, sepse ishte liria që ju mundësoi juve të ndërtonit nga fillimi një jetë të re këtu në Kamëz. Është liria ajo që ju motivon në çdo hap tuajin, në çdo investim tuajin personal, familjar, politik apo bashkiak.

bulveradi trump1

Z. Basha, ndër të tjera tha se është më mirë që rrugëve e shkollave t’u vihen emra që përfaqësojnë demokracinë sesa emra të xhelatëve e kriminelëve të komunizmit. “Më mirë emrin e lirisë e demokracisë që përfaqëson Donald Trump sesa emrat e xhelatëve e kriminelëve të komunizmit që mbajnë rrugët e shkollat tona. Se Mziu është njeriu që e do lirinë, demokracinë ndaj e sulmojnë më shumë nga të gjithë. Para disa muajsh me guximin e të korruptuarit, të droguarit dhe të inkriminuarit, Edi Rama vendosi të sulmonte Presidentin amerikan. E bëri këtë i nxitur jo nga interesat kombëtare, por ato personale. Dy ditë më parë, kur mbarë Shqipëria e mori vesh gjestin tuaj për të emëruar këtë rrugë për Presidentin amerikan, u hodhën në sulm konet e tij. Harron se ai vetë dhe paraardhësit e tij kanë emëruar rrugët e sheshet e shqiptarëve me emra kriminelësh, me emra xhelatësh dhe emra kriminelësh të vrarë në pusitë e krimit të zi. Ky njeri që tregohet me gisht nga shqiptarët si njeriu që ngriti karrierën e tij në aleancë me krimin e organizuar, ka guximin të sulmojë vendimin tuaj për t’i dhënë këtij bulevardi emrin e kampionit të lirisë. Kjo tregon se sa e thellë është kriza morale e Edi Ramës. E falënderojmë Presidentin amerikan Donald Trump”, – tha z. Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY