Mbrojtën Shullazin/ Flasin tregtarët: Ja kush na kërcënoi që të thoshim…

Mbrojtën Shullazin/ Flasin tregtarët: Ja kush na kërcënoi që të thoshim…

105
0
Shares

Gjithë tregtarët që dolën publikisht në media dhe akuzuan dëshmitarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ylvi Beqja, se ai i kishte mashtruar duke i marrë para borxh, janë thirrur në prokurori për të dhënë sqarime.
Një javë më parë prokurorët e dosjes “Shullazi” nisën hetime ndaj Sinan Topit, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi, Agron Muça, Skënder Kaçdelja dhe shtetasit Ervis Martinaj, pasi dyshohet se këta persona në mënyrë të organizuar apo të shtyrë dhe kërcënuar nga dikush tjetër, kanë dalë në media, duke bërë deklarata kundër dëshmitarit të prokurorisë, shkruan “Shqiptarja.com”.
Shtetasit Sinan Topi,Skënder Kacdelja, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi dhe Agron Muça, janë marrë në pyetje nga prokurorët, ku gjatë intervistimit të tyre ata kanë hedhur poshtë deklaratat që kanë bërë në dy televizione. Sipas deklaratave që ata kanë dhënë, dalja në televizion është organizuar nga disa persona nën kërcënimin edhe të armëve.

Disa prej tyre kanë pohuar se Ylvi Beqja nuk i ka asnjë borxh financiar. Tashmë prokuroria e krimeve të rënda është duke verifikuar me imtësi pozicionin e disa personave të tjerë, që dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë sjellë daljen në media të 6 tregtarëve.

Dëshmia e tregtarëve

Tregtarët para prokurorëve kanë pranuar se janë shtyrë për të folur kundër Ylvi Beqjat. Sipas tyre ka qënë Ervis Martinaj, një person që thirret Ed Pisli, që dyshohet të jetë vllai i Flamur Pislit, të vrarë nga policia për rrëmbimin e autobuzit në Greqi, dhe një shtetas tjetër me mbiemër Shullazi, kanë qënë organizatorët e daljes së tyre në televizor.
Tregtarët kanë pohuar se janë kërcënuar dhe ndaj kanë pranuar të mblidhen së bashku, për të folur kundër dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shantazhi për të prishur marrëveshjen

Vetëm një ditë pasi biznesmeni Ylvi Beqja deklaroi javën e kaluar në gjykatë emra të rinj, që ishin përfshirë në kërcënimin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për disa persona.
Mes personave që po hetohet është Ervis Martinaj, ky i fundit i akuzuar për vrasje nga prokuroria e Tiranës dhe “Armëmbajtjes pa lejë”. Në dëshminë që biznesmeni ka dhënë para gjykatës një javë më parë, mësohet të ketë treguar se Martinaj, e ka shantazhuar që të tërhiqej nga dëshmia e tij kundër Emiljano Shullazit.

Sipas dëshmitarit të prokurorisë, ky shantazh dhe kërcënime të tjera kanë ardhur si rezultat i kundërshtimit të tij, për të prishur marëveshjen me prokurorët e Krimeve të Rënda. Shantazhi dhe kërcënimi është bërë nëpërmjet disa tregtarëve në Fushë-Krujë, të cilët do dilnin të flisnin në media për borxhet fiannciare që Beqja u ka marrë, nëse dëshmitari nuk tërhiqej nga dhënia e dëshmisë kundër Shullazit.
Dhe në fakt një gjë e tillë ka ndodhur, pasi disa tregtarë kanë dalë në media duke akuzuar dëshmitarin e prokurorisë, se nuk i ka kthyer lekët. Madje dëshmitari i ka treguar gjykatës se në këmbim të marëveshjes së re me Shullazin, ata do i jepnin 1 milion euro cash në dorë, ndërsa 6 milion euro të tjera, do ja jepnin me këste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY