LSI vë në pozitë të vështirë PS-në, voton kundër shkarkimit të Shehit

LSI vë në pozitë të vështirë PS-në, voton kundër shkarkimit të Shehit

41
0
Shares

Bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës dhe kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, iu desh të shtynte mbi 60 minuta votimin për shkarkimin e kreut të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.
Më në fund është arritur kuorumi me 75 deputetë në sallë, por votimi ka rezultuar një surprize për aleatin e madh në qeveri, socialistët. Deputetët e Edi Ramës kanë siguruar vetëm 55 vota, ndërkohë që nuk u arrit numri magjik 71 dhe në disa raste ky numër kishte shkuar edhe në një mazhorancë prej 88 votash të majta.
Pasi kryetari Meta ftoi 75 deputetët e pranishëm në votim të fshehtë, rezultuan vetëm 55 vota pro shkarkimit të zonjës Shehi dhe 20 kundër, që duket të jenë të LSI-së, deputetët e së cilës kishin votuar kundër edhe në Komisionin e Ekonomisë, madje Braho dhe Kadeli e pranuan edhe publikisht votën kundër.
Mungesa e opozitës në seancën e katërt radhazi ka vënë në provë edhe një herë numrat e mazhorancës aktuale, ku LSI-ja duket se ka nisur të votojë kundër vendimeve të socialistëve, edhe pse votimi për zonjën Shehi ishte i fshehtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY