Kuvendi anulon vendimin për Vettingun por sërish është jashtë ligjit

Kuvendi anulon vendimin për Vettingun por sërish është jashtë ligjit

41
0
Shares

Megjithëse Kuvendi ka bllokuar një vendim që mori për rihapjen e procesit të vettingut, kërkesa për rishikimin e dosjeve të 79 kandidatëve që kishin probleme me dokumentacione është sërish e paligjshme.

Ligji dhe Kushtetuta nuk kanë parashikuar rishikim të procesit dhe shkelja ligjore që po kryhet tani nuk ka shumë ndryshim nga ajo që përgatiti në shkelje të Kushtetutës Parlamenti,.

Tashmë janë 79 emra që pritet të plotësojnë dokumentat për të kaluar më pas në verifikim nga Avokati i Popullit dhe në vijim nga ONM.

Dhjetë ditë pasi vendosi të rihapë garën për kandidatë të rinj për procesin e Vettingut, Parlamenti e shfuqizoi vendimin antikushtetues.

Vendimi, që hyri papritur në rendin e ditës së Parlamentit do të thotë se Avokati i Popullit tani do të fokusohet vetëm tek dosjet ekzistuese të 79 kandidatëve, që sipas ONM-së përmbushin kriteret formale, por iu mungon ndonjë certifikatë për të provuar atë që shkruajnë në CV.

Avokati i Popullit i kishte bërë rezistencë Kuvendit për vendimin e rihapjes së garës, duke e quajtur atë antikushtetuese, një fakt që e provon edhe dokumenti i hartuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, sipas top channel.

Në shpjegimin që bën për deputetët, zoti Xhafaj thotë se shfuqizimi i vendimit për rihapjen e garës për organet e Vettingut është rezultat i kërkesës së paraqitur në Kuvend të mërkurën nga Avokati i Popullit.

Tani, në kushtet kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kualifikuar vetëm 21 kandidatë për 27 vende, shpresa e vetme që procesi të mos ketë komplikacione të tjera është që disa nga 79 kandidatët e vlerësuar pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë të paraqesin dokumentat që u mungojnë për kualifikimin përfundimtar. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY