Itali, vranë Ismaelin për një vajzë, burg përjetë dy shqiptarëve

Itali, vranë Ismaelin për një vajzë, burg përjetë dy shqiptarëve

38
0
Shares

Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj dy të rinjve shqiptarë Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit italian, Ismael Lulli, më 19 korrik 2015, në komunën Sant’Angelo in Vado, në provincën e Pesaros.
Pas dy vitesh proces gjyqësor prokuroja Irene Lilliu i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të Pesaros dënimin me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët me akuzën e vrasjes së qëllimshme me paramendim, torturim, fshehje të trupit të viktimës e trafikim të lëndëve narkotike.
“Indiferentë ndaj vlerës së jetës” është shprehur në sallën e gjyqit prokurorja italiane.
“Një krim ose më mirë një ekzekutim i vërtetë i kryer me ftohtësi e mizori me një fund të tmerrshëm për viktimën. Meritojnë burgim të përjetshëm. Të dy të rinjtë kanë kontribuar plotësisht në kryerjen e këtij krimi, ka përfunduar prokuroja.”
Debora Lulli , nëna e viktimës Ismael Lulli është shprehur e kënaqur me kërkesën e prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY