EMRAT/ Tiranë, gjobitën 10 mijë euro 55-vjeçarin, arrestohen dy të rinj

EMRAT/ Tiranë, gjobitën 10 mijë euro 55-vjeçarin, arrestohen dy të rinj

34
0
Shares

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar dje operacionin “Last Night”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar:
• Altin Valisi, 21 vjeç, banues në Tiranë
• Durim Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë
Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 1 armë automatike, tip AK-47
– 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme
– 5 Karta SIM
Materialet Procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY