VIDEO/ Histeria maqedonase, drejtori fjalim kundër gjuhës shqipe, nxënësja e ndërpret: A...

VIDEO/ Histeria maqedonase, drejtori fjalim kundër gjuhës shqipe, nxënësja e ndërpret: A nuk keni turp!

57
0
Shares

Histeria që ka përfshirë disa qarqe maqedonase kundër gjuhës shqipe, nuk ka anashkaluar as shkollat. Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe, njofton gazeta Lajm.
“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”.
Në rrjetet sociale është njoftuar se bëhet fjalë për drejtorin e Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep.
Gjuha shqipe, pjesë e platformës së partive shqiptare, të cilat kanë bërë marrëveshje me liderin e LSDM-së është bërë pengesë edhe për mandatimin e kryeministrit të ri Zoran Zaev, pasi është refuzuar nga presidenti i vendit Gjorge Ivanov.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY