Rama paralajmëron: Arsyet e shkarkimit të ministrave në “edicionin tim të lajmeve”...

Rama paralajmëron: Arsyet e shkarkimit të ministrave në “edicionin tim të lajmeve” të orës 17.00

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ndryshimet në qeveri dhe arsyet e shkarkimit të ministrave do t’i japë sot pasdite në orën 17:00
Pas mbledhjes me koordinatorët e qarqeve në PS, ku i është komunikuar shkarkimi 4 ministrave, Rama ka deklaruar se do të flasë sot pasdite në komunikimin e përjavshëm.
“Arsyet e shkarkimit të ministrave do t’i jap në orën 17:00. Ndryshimet në qeveri, në komunikimin javor”, ka thënë Rama.
Në mbledhjen e sotme, sipas burimeve nga selia rozë iu është komunikuar shkarkimi Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY