Krimet e Rënda nisin hetimet pas dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, nuk...

Krimet e Rënda nisin hetimet pas dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, nuk përjashtohen edhe arrestime

59
0
Shares

Dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja, se i kanë ofruar 7 milionë euro për të tërhequr dëshminë ndaj Emiljano Shullazit, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet. Burimet thonë se hetimet janë zgjeruar, edhe për emrat që Ylvi Beqja ka përmendur gjatë sigurimit të provës. Avokatët e Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë, i cilësojnë deklarimet e Beqjas si të pavërteta.

Prokuroria për Krime të Rënda zgjeron hetimet për personat e tjerë të përfshirë në grupin e Emiljano Shullazit, pas dëshmisë së dhënë nga Ylvi Beqja në Gjykatë.
ABC News ka mësuar se hetimet kanë nisur ndaj personave, emrat e të cilëve ka përmendur Beqja gjatë dëshmisë së tij, në seancën e sigurimit të provës. Hetimet, thonë burimet, kanë nisur për Ervis Martinajn, i cili edhe pse në kërkim nga policia për një dënim me 3 vite burg, dyshohet se i ka bërë presion Beqajt për të tërhequr dëshminë ndaj Shullazit.
Sipas biznesmenit Ylvi Beqaj gjatë një takimi, Martinaj i ka kërkuar të tërheqë dëshminë ndaj Shullazit kundrejt shpërblimit, fillimisht 1 milion euro cash dhe 30 % e pronës së marrë nga Emiljano Shullazi dhe më pas edhe 6 milionë tjerë, duke ia blerë ish-hotel “Vollgën”. Pas refuzimit të ofertës, Beqja ka pretenduar se është kërcënuar nga Martinaj, që tashmë po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në hetim, mësohet se janë edhe disa tregtarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike por që kanë dalë në disa media, duke akuzuar Ylvi Beqajn, personin e mbrojtur nga drejtësia, se i ka para borxh. Tregtarët sipas biznesmenit Beqja, i kanë detyruar të dalin publikisht për ta akuzuar atë. Pretendime të cilat po verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 
Nga ana tjetër, avokatët e Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesëtarë të bandës së tij, të kontaktuar nga ABC News kanë thënë se pretendimet e Ylvi Beqajt nuk janë të vërteta. Ata kanë thënë se do të ballafaqohen në seancë gjyqësore me dëshmitarin e mbrojtjes, për pretendimet e tija. Ballafaqim që pritet të ndodhë gjatë ditës së hënë, kur edhe është parashikuar vazhdimi i seancës së sigurimit të provës nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në seancë, pritet të paraqiten këtë radhë edhe të dyshuarit dhe avokatët mbrojtës, pasi në seancën e kaluar me avokatët kryesisht gjykata ka vazhduar procesin, duke administruar si provë dëshminë e biznesmenit Beqja tashmë me cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY