VIDEO – VELIERA/ Lubonja, kryebashkiakut Dako: Je injorant si kryeministri jot, duhet...

VIDEO – VELIERA/ Lubonja, kryebashkiakut Dako: Je injorant si kryeministri jot, duhet të ishe arrestuar

52
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Teksa ishin përballë njëri-tjetrit në emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Lubonja ka akuzuar Dakon për projektin ‘Veliera’, ndërsa e cilësoi atë një ‘injorant, ashtu sikur kryeministri Edi Rama.
Madje Lubonja shkon edhe më tej, ndërsa shton se kryebashkiaku Dako duhet të ishte arrestuar për këtë krim që ka bërë, duke punuar në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

Përplasja

Fatos Lubonja: Ti flet si injorant. Si kryeministri jot. Ke qenë ndonjëherë në Firence ti zotëri? A ke qenë mor? Kush të lë ty të ndërtosh diçka të tillë në qendër historike? Në Paris kanë venë një piramidë prej xhami dhe po bëjnë debat. Ti ke një kryeministër që ka shkatërruar Tiranën dhe ti po shkatërron Durrësin.
Vangjush Dako: Po ja debatojnë njerëz si ju…
Ylli Rakipi: Qetësohu (I drejtohet Lubonjës)
Vangjush Dako: Ti ke pirë..
Fatos Lubonja: I bëra nder që i kam ardhur këtu. Po të kishte shtet të së drejtës ky duhet të ishte arrestuar.
Ylli Rakipi: Zoti Lubonja çfarë është ‘Veliera’?
Fatos Lubonja: Do them të njëjtën gjë si prishja e Stadiumit. Që të bësh një poshtëri të atillë duhet të kesh këto karakteristika: Duhet të jetë injorant, i korruptuar, mashtrues i paturp dhe i sëmurë psikik dhe kryeministër. ‘Veliera’ i përmbledh këto. Nuk mendoj se Vangjushi ka ardhur këtu të bëjë avokatin e Ramës. ‘Velierën’ që po e ndërton Vangushi atje, duhet ta mbronte një kryeministër normal.
Vangjush Dako: Duhet të jemi rracional. Ju keni mllef.
Fatos Lubonja: Po mllef kam. Por po të kisha fuqi do të kisha ndaluar ty dhe do ishe arrestuar. Po si mund të lija unë që të shkatërroje vepra të tilla?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY