Erion Veliaj rikthen bahcen e Bashës në Sheshin Skenderbej

Erion Veliaj rikthen bahcen e Bashës në Sheshin Skenderbej

373
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj por rikthen bacen e Bashës në sheshin Skënderbej. Disa qindra pemë që ishin mbjellë përgjatë rikonstruksionit të shehsit kur Basha ishte kryetar bashkie në Tiranë u shkulën pak muaj më parë.

erion veliaj peme sheshi s

Por nuk kanë kaluar shumë muaj që projekti i sheshit është ndryshuar duke qenë pak a shumë i njëjti si më parë.

“Teksa po merr formën finale po mbjellim pemë të rritura në gjithë perimetrin. 35 000 lule, 5 000 shkurre dhe 2 000 pemë dekorative dhe frutore. Pisha, magnolia, bli, ullinj, limona…edhe fiq sigurisht”, deklaroi Erion Veliaj gjatë një inspektimi në shesh.

Veliaj e ka lidhur këtë ndryshim të thellë të projektit me kërkesën e qytetarëve. “E kërkuan qytetarët të shtojmë sipërfaqen e gjelbër”, tha Veliaj.

Tani vetëm pjesa poshtë sipërfaqes është shndërruar. Atje është ndërtuar një parking i madh i cili sjell trafikun në qendër të qytetit edhe pse në shesh ndalohet qarkullimi.

erion veliaj bahce sheshi

Sheshi do të hapet në qershor por mbyllja e punimeve nuk do të sjellë ndryshim në qarkullim. Makinat do të kalojnë sërish vetëm në atë rrugë ku po kalojnë edhe sot pas një kalvari disaorësh përreth kompleksit të ministrive.

Bashkia shmangu një nënkalim në shesh edhe pse po ndërton në parking. Nënkalimi do të jepte një zgjidhje përfundimtare trafikut të rënduar në qendër të qytetit të cilës tashmë i janë shtuar një qendër e madhe tregtare e krahasueshme me TEG, një hotel 25 katësh dhe së shpejti stadiumi i ri bashke me kullë biznesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY