Çili sulmon Fugën e madh me Fugën e vogël

Çili sulmon Fugën e madh me Fugën e vogël

56
0
Shares

Pronari i UET Henri Cili, sulmoi sot në gazetën e tij filozofin shqiptar Artan Fuga përmes një paraleleje të hequr mes një Fuga që është zyrtar në administratën e Ramës dhe një Fuga që është filozof i njohur shqiptar dhe po aq filozof edhe në Paris.

“Interesante në këtë lëvizje të re është vendosja përballë e dy “Fuga”-ve. Profesori i njohur i filozofisë Artan Fuga, që deri tani është një nga përpiluesit publikë të ideve të çadrës së protestës dhe përballë tij në kryeministri i nipi, që prej vitesh është drejtor i marrëdhënieve me publikun i kryeministrit Rama”, shkruan gazeta Mapo, e cila ka pak muaj që gëzon tenderimin e qeverisë për mediat e rradhës.

Ka disa kohë që është rritur shqetësimi i të majtës, rilindasve në veçanti nga angazhimi publik i Artan Fugës. Të majtët gjithë kanë qenë ën stres nga aktivizimi i tij mediatik por ditët e fundit nuk po përmbahen.

“Ai jo vetëm i ka bërë thirrje të tretëve të përfshihen në çadrën e ngritur para kryeministrisë, por haptazi ka marrë krahun e Bashës edhe para deputetëve skeptikë të PD-së, madje edhe një farë mbrojtjeje ndaj liderit të opozitës. …Përtej kësaj ai është bërë një prej mbështetësve më të zëshëm të opozitës. “Me Lulzim Bashën në çadrën e lirive politike (CLP) në fakt janë të gjithë politikanët veç disa anëtarëve të kabinetit, por askush ende nuk e artikulon dot përkrahjen ndaj tij. Por, kur diga të marrë ujë, të gjithë do të jenë dakord me të”, shkruan Fuga. Ai madje kritikoi ashpër deputetët e PD-së për frikë që të shfaqeshin në krah të Bashës. “Shiheni veten tuaj drejt e në sy dhe mbështesni kryetarin tuaj në Çadër për një republikë tjetër! Mjaft me alibira sepse keni shanse për të hyrë në histori!”, mbikëqyret Fuga nga gazeta Mapo.

Së pari, Fuga i cituar nga Mapo është ndryshe nga Fuga që shkruan. Nëse lexohen shkrimet e Fugës, mbështetja e tij për Bashën është frymëmarrje për qytetarët shqiptarë që kanë nevojë urgjente të dalin nga llumi i repulikës së vjetër ku përvitojnë vetëm pushteti dhe zgjatimet e tij (rasti i doktoraturave).

Së dyti, përpjekja për të ulur “pazarin” e Fugës nga basti me idetë dhe qytetarët tek basti me shefin që ka nipi i tij ka krisje të madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY