Berisha: Në Shqipëri karteli i drogës është në qeveri, Rama të bëjë...

Berisha: Në Shqipëri karteli i drogës është në qeveri, Rama të bëjë testin e drogës

44
0
Shares

I ashpër është treguar sot ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij, para protestuesve në çadrën e ngritur prej 13 ditësh para Kryeministrisë.
Sipas Berishës, ndryshe nga Kolumbia, në Shqipëri, karteli i drogës është në qeveri.
Ai sfidoi kryeministrin, duke u treguar i gatshëm të bëjë testin e drogës, duke kërkuar një gjë të tillë edhe prej Ramës.
“Banorë të çadrës së lirisë, çadrës së shpresës, burra dhe gra!
Me entuziazmin tuaj, me sakrificën tuaj, rrezatoni në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë shpresë dhe besim te vendi dhe te e ardhmja.
Ju përshëndes ju dhe përulem me nderimin më të madh, para sakrificës suaj.
Këtu nga ju, do t’ju drejtohem bindjes së çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet e tij politike, në se i besoni votës së lirë, në se duhet apo jo të përcaktojmë votën e lirë si rrugën e të ardhmes që meritojmë. Vetëm një moment mendoni për votën tuaj.
Këtu karteli i drogës është në qeveri, në dallim nga Kolumbia, plantacionet e kanabisit i mbjell kryeministri, ministri i brendshëm, partia rilindiste që ka shndërruar strukturat e saj në struktura kanabiste.
Në vitin 2009, nga Shqipëria kanë shkuar në Itali 65 kg kanabisi. Kaq ishte ndikimi i kanabisit në zgjedhjet e atij viti. Gjatë vitit 2016 kanë shkuar 150 tonë kanabis drejt Italisë.
Vendi me drogë u mbush që të deformohet vota, që kanabis të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve. Edi Rama është një drogmen, një përdorues droge. Në parlamentin e ardhshëm nuk do ulem pa bërë testin e drogës. Edhe Edi Rama duhet ët bëjë tetin e drogës. Këtë që i bëri vendit Edi Rama, nuk ia ka bërë kurrë një njeri normal, duke e mbushur me kanabis”, u shpreh midis të tjerave Berisha.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY