Vizitat te ‘Santa Quaranta’? Ja cfarë thotë Ylli Manjani për dashnoren

Vizitat te ‘Santa Quaranta’? Ja cfarë thotë Ylli Manjani për dashnoren

43
0
Shares

Pasi nipi i Klemend Balilit, ka sqaruar se nuk ka parë asnjë ministër në resortin Santa Quaranta, veç ministrit Ahmetaj në përurimin e hotelit dhe ish ministrit Ylli Manjani, për pushime, eshtë Manjani, që përgjigjet:

Kam qenë, por jo me dashnoren,- thotë ai, për dritare.net.

Ylli Manjani, ish ministër i drejtësisë, u shpreh të hënën në #dritaremrudinën në Vizion Plus, se për shkak të detyrës, i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në Santa Quaranta. Video këto të sherbimeve të huaja, për të cilat Manjani, nuk pranoi të komentojë më tej.

Ishte Berisha, që foli menjeherë pas Manjanit, duke dhënë dhe emra ministrash, fakt që e përgënjeshtroi sot, nipi i Balilit, Rigers Balili, i cili siguron se asnjë ministër nuk ka parë në resort, veç Manjanit me pushime.

Ish ministri tregon për dritare. net, se ka qenë, në kafen e resortit, sepse ka shtëpinë afër hotelit në Sarandë.

– Por jo me te dashura. Nuk është e paligjshme të shkosh edhe me të dashurat, thotë ai, duke shprehur keqardhjen, që kjo histori, po shndërrohet në kryetemen e jetës politike shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY