Lulzim Basha: Republika e re pa aksionerët e drogës

Lulzim Basha: Republika e re pa aksionerët e drogës

39
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot gjatë një takimi me të rinjtë tek Cadra se degradimi i rinisë shqiptare ka vetëm një fajtor dhe ai është kryeministri aktual i vendit, Edi Rama.

“Droga është sot aksionarja kryesore e Republikës së vjetër, droga është bashkëpronarja e politikës së vjetër. Më shumë vlerë krijohet nga droga se nga çdo prodhim tjetër ekonomik. 50 % e PPB-së janë të ardhura nga droga, jo për shqiptarët jo për fermerët por për një grusht kriminelësh.

Banditët e veshur me pushtet shkatërruan procesin zgjedhor në 2015-të dhe ju thyen akoma më keq në 2016-n në Dibër. Përtej problemit politik dhe ekonomik, droga është një plagë e thellë sociale që po vjen duke u përkeqësuar.

Shihni vetëm statistikat, ku gjatë vitit të shkuar janë raportuar dhjetra shtrime në urgjencat e Shqipërisë të lidhura me drogën. Vetëm në Tiranë kemi pasur raste të përditshme të mbylljes së shkollave, sepse ato u mbushën me tymin e marihuanë. Droga po shkatërron Shqipërinë.

Droga depërtoi tinëzisht në të gjitha strukturat e shoqërisë në rininë shqiptare. Problemi i parë është kryeministri që nuk e pranon dhe se njeh problemin që shkaktoi vetë.

Njohja dhe pranimi i këtij problemi është hapi i parë, prandaj kjo tendë e lirisë sot ju bën një shërbim të madh të gjithë shqiptarëve të vërtetën se Shqipëria ka një problem të madh me drogën dhe konsumimin e saj nga brezi i ri. Kultivimi në masë i drogës është i lidhur me një qeveri dhe një kryeministër që fatin e vet se ka lidhur me shqiptarët por me një grusht kriminelësh që kontrollojnë trafiqet e drogës në Shqipëri. Qeveria dhe Republika e drogës duhet rrëzuar, qeveria e drogës duhet ti për vendin një qeveri të cilët fatin e tyre politik e kanë të lidhur me fatin e qytetarëve të Republikës së re.

Na duhet një orë dhe më parë të fitojmë betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre të nisim rrugëtimin për një Republikë të re. Një republikë që nuk do të jetë pre e përdoruesve dhe kultivuesve të drogës”, deklaroi Basha.

Në vijim ai tha se një republikë e re po lind dhe zgjidhja është në trupin dhe shpirtin e Republikës së re. “Nuk është zgjidhja që do të vijë vetëm nga kryeministri i Republikës së re dhe zgjidhja është ndarja përfundimtare me problemin shkatërrimtar të drogës. Me vullnet politik dhe mbi të gjitha duke i nxjerrë narkotrafikantët nga sallonet e Kryeministrisë tek 313-ta dhe në çdo burg tjetër”, tha kreu i PD-së. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY