GRABITJET/ Dështimi, Policia nuk gjen në tenxheret e groposura as 5 për...

GRABITJET/ Dështimi, Policia nuk gjen në tenxheret e groposura as 5 për qind të parave të grabitura

56
0
Shares


Edhe pse janë vjedhur rreth 7 milionë euro në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar – Rinas, policia ka arritur të gjejë vetëm rreth 300 mijë euro, shumë kjo që përbën pak më shumë se 4 për qind të parave të grabitura. Një pjesë tjetër, të arrestuarit kanë pretenduar se i kanë harxhuar në lojëra fati.

Ish-efektivi i forcave komando Neim Avdulaj, njëherazi ndërmjetësi mes informatorëve të transportit të parave të bankës dhe grabitësve, pranon se paratë e fituara nga grabitja i ka harxhuar në kazino.
ABC News ka mësuar se në deklarimet e dhëna para hetuesve, Avdulaj ka pretenduar se paratë që fitonte në formën e shpërblimit për dhënien e informacionit i ka harxhuar në lojëra fati. Edhe ditën e arrestimit nga policia, ai është prangosur para një kazinoje në Vlorë. Në dëshminë e tij, ai thotë se rreth 300 mijë euro i ka harxhuar në kazino, shumë kjo që ka pretenduar se e ka fituar nga dhënia e informacionit për grabitësit e rrugës Qafë Kashar-Rinas.
Nga ana tjetër, edhe Admir Çerpja i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka sqaruar se një pjesë të parave që ka fituar i ka harxhuar në lojëra fati. Ai ka sqaruar para hetuesve, se ishte ai që ka bërë prezantimin e Dash Kupës me Neim Avdulajn, pasi ky i fundit po kërkonte njerëz që të grabisnin mjetet e transportit të parave të bankës. Sipas Çerpjas, fillimisht Avdulaj kishte menduar të godiste vetë mjetet e transportit, pasi masat e sigurisë ishin nën nivelin minimal. Por më pas, kishte kërkuar njerëz që të bënin grabitjen dhe ai ti furnizonte me informacione, ashtu edhe siç ndodhi më vonë. Për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve, Avdulaj kishte organizuar Fatjon Xhyliun, Ditjon Memlikajn dhe tashmë të penduarin e bandës, Admir Çerpija. Ky i fundit, ka treguar se për vëzhgimin e dhjetorit të 2015-s, ku u bë grabitja e parë e eskortës së shoqërimit të parave të bankës, ka përfituar në formë shpërblimi 70 mijë paund, në prerje të vogla. Këto para, ka thënë Çerpja më pas i ka shpenzuar në bixhoz dhe në investime në shtëpinë e tyre në lagjen Bathore në Tiranë. 
Për dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, tashmë janë arrestuar 4 të dyshuarit për dhënien e informacionit, 2 të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje dhe Admir Murataj që tashmë është shpallur në kërkim.
tenxhere-euro-1-400x260

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY