Basha: Ja si dhe me kë do e luftojmë krimin dhe trafikun...

Basha: Ja si dhe me kë do e luftojmë krimin dhe trafikun e drogës

46
0
Shares

Në fokus të bashkëbisedimit të sotëm të kreut të PD-së në çadrën  e opozitës, ishte trafiku i drogës.
Duke u ndalur te të dhënat që tregojnë rritjen në përmasa të mëdha të këtij trafiku, Basha u shpreh për nevojën dhe domosdoshmërinë për luftën ndaj drogës.
Për Bashën, ky do të jetë një projekt i madh kombëtar i cili do të luftohet me oficerët e ndershëm të Policisë së Shtetit, që janë liruar nga Saimir Tahiri, por edhe që janë në detyrë.
Midis të tjerave, në ditën e 12-të të protestës  kryetari i PD-së u shpreh optimist se fitorja e kauzës për të cilën ata kanë nisur protestën prej 18 shkurtit po triumfon.
“Është e pashmangshme. Fitorja po vjen, kauza po triumfon. Më shumë shqiptarë po bashkohen këtu në sheshin e lirisë. Kjo është betejë për jetë a vdekje”. Ose Shqipëria do të përfundojë në një vend të errët, ose me qëndresën e bashkimit popullor do ta shporrim  dhe me një qeveri teknike do i japim vendit zgjedhje të lira e të ndershme ku qytetarët të vendosin për fatin e tyre dhe një qeveri që kthen rendin dhe lufton drogën”, u shpreh Basha
Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten  edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
Një ditë më para Basha tha se krimi i bërë njësh me pushtetin po rrezikon sigurinë kombëtare.
Më pas, protesta vazhdoi duke “sulmuar” me miell kryeministrinë, si simbol i drogës, të cilën nëpërmjet një makinerie e hidhnin në formë pluhuri mbi godinën e qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY