LETRA TJETËR/ Petrit Vasili kërkon sqarime nga Vlahutin: Genoveva Ruiz-Calavera të saktësojë...

LETRA TJETËR/ Petrit Vasili kërkon sqarime nga Vlahutin: Genoveva Ruiz-Calavera të saktësojë deklaratat dhe termat për ONM

64
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i ka dërguar një letër ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin në lidhje me disa deklarata të drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz-Calavera.
Në letrën e tij të radhës, Petrit kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në(Project Menagement Unit) për Vettingun.
Sipas ministrit të Drejtësisë, funksionimi i PMU-së duket të përcaktojë qartë komunikimin e kësaj strukture me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit.

Letra
e ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili u është dërguar për dijeni edhe ambasadorit amerikan Donald Lu, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY