Vlorë, vret veten me çifte një 16-vjeçar

Vlorë, vret veten me çifte një 16-vjeçar

60
0
Shares

Në rrethana ende të paqarta një adoleshent në Fushë Dukat në Vlorë I ka dhënë fund jetës.
Policia njofton se në datë 26. 02. 2017, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë Dukat, është vetëvrarë me armë gjahu “çifte”, shtetasi D. J., 16 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta.
“Në momentin kur i riu minoren ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga familjarët e tij (prindërit) sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana”, njofton policia.
Në këto kushte kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës. Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY