Meta mesazh për Ramën?! Transparencë dhe bashkëpunim për Vetting-un dhe Dekiminalizimin

Meta mesazh për Ramën?! Transparencë dhe bashkëpunim për Vetting-un dhe Dekiminalizimin

49
0
Shares

Situata aktuale politike në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimit mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.
Kryeparlamentari Meta vlerësoi punën e Raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërsa theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët.
“Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut. Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standardeve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit”, apelo Meta.
Ilir Meta tha se  vendi kërkon një klimë konstruktive dhe të përgjegjshme politike.
“Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian” u shpreh më tej Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY