EMRAT/ 6 arrestime pas 8 orë ndjekje në pyll e det

EMRAT/ 6 arrestime pas 8 orë ndjekje në pyll e det

57
0
Shares

Policia e Vlorës arrestoi 6 persona ndërkohë që ishin duke ngarkuar 900 kg kanabis në një gomone në plazhin e Zbvërnecit.

U sekuestruan 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, kurse pas disa orë ndjekjesh kapi trafikantët dhe sekuestroi gomonen dhe dy automje.

“Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani”- njofton policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC. Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY