Vlorë, Policia ndjek një orë në det gomonen por trafikantët nuk i...

Vlorë, Policia ndjek një orë në det gomonen por trafikantët nuk i kap dot

50
0
Shares

Për rreth një orë ndjekjeje nga ana e Policisë Kufitare mbrëmjen e sotme u bë e mundur bllokimi i një gomoneje në Zvërnec.
Nga të dhënat paraprake mësohen se dy persona që gjendeshin në bord, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Rreth 4 km larg vendit ku u kap mjeti i lundrimit 5.30 metra të gjatë, u gjet dhe lëndë narkotike. Po ashtu, thuhet se droga, sasia e të cilës nuk bëhet e ditur ende, është kapur në afërsi të Dalanit.
Sakaq, Antidroga dhe Policia Kufitare janë duke ruajtur gomonen. Priten detaje rreth këtij operacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY