FOTO & EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda e kokainës, në mes tyre edhe...

FOTO & EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda e kokainës, në mes tyre edhe tre shqiptarë

110
0
Shares

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 7 persona, mes tyre dhe shqiptarë.
“Ansa” shkruan se hetimi për këtë grup kriminal nisi që para dy vitesh, në 2015-ën, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për krime ndaj personave dhe pronave.
itali, euroPolicia e Udines bëri të mundur arrestimin e 3 shqiptarëve; Faton Sinani, 28 vjeç, Agim Kalemaj, 61 vjeç, Adriatik Kalemaj, 35 vjeç dhe 4 të huajve, mes tyre maroken, italian dhe nigerian. Në kuadër të operacionit të koduar “Karavan”, u bë e mundur ekzekutimi pak dite me pare i 7 urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Udines, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.
itali, konNga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka shitur të paktën 3 kg kokainë në qendrën e Udines. Ndërkohë, arrestimi i fundit u bë disa ditë më parë në Padova, ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe 11 mijë euro cash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY