ENIGMA/Çifti i vdekur në Pogradec, babai rrëzon pistën e parë të policisë

ENIGMA/Çifti i vdekur në Pogradec, babai rrëzon pistën e parë të policisë

47
0
Shares

Ngjarja e rëndë në Velcan të Pogradecit ku një cift të rinjsh burrë e grua u gjetën të vrarë në një stan afër shtëpisë mund të mbajë pas vetes një enigmë të madhe. E dyshuar në fillim si vrasje dhe më pas vetëvrasje, duket se nuk ka argumenta që të mbështesin konfliktin e mundëshmë mes ciftit. I jati i djalit të masakruar thotë se ata nuk janë vrarë mes tyre e aq më pak gruaja të ketë qëlluar të birin për vdekje.

Avni Torra është kthyer nga Amerika për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit dhe nuses së shtëpisë, por ai ka dyshime të forta se burrë e grua janë vrarë, shkruan sot gazeta Panorama.

Ai nuk është në gjendje të përcaktojë shkakun dhe emrat konkretë, por këtë ia kërkon Policisë ta hetojë. Sipas Avni Torrës, i biri dhe nusja kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Fatbardha ishte shumë e urtë dhe e qeshur, nuk mund ta besoj kurrë që ajo ka vrarë tim bir e më pas veten. Kam dyshime te persona të tjerë, por se kush mund të jenë këta, le t’i gjejë Policia”, shprehet babai i 26- vjeçarit që u gjet i masakruar në kokë me mjete të forta. Ndërsa bashkëshortja e tij 23- vjeçare u gjet afër tij e helmuar.

Çfarë deklaruat ju në polici për marrëdhënien e tyre?

Të vërtetën thashë, që shkonin për mrekulli. Unë s’i kam parë asnjëherë të zihen. Tani si çdo çift i ri kishin ndonjëherë grindje, ndonjë mërzitje të vogël me njëritjetrin, por asnjëherë nuk mund të thuash që ziheshin ashpër apo gjëra shqetësuese. Ata e donin shumë njëri-tjetrin dhe sidomos nusja ishte shumë e urtë. Nuk ia kisha dëgjuar njëherë zërin, vetëm qeshte. Unë dhe ime shoqe e donim si vajzën tonë. Ajo ishte e vogël, por mbante peshën e gjithë familjes, të burrit, fëmijëve, por edhe të djalit të vogël. E veç këtyre, priste e përcillte dhe na i nderonte të gjithë të afërmit. Gëzoheshim kur flisnim me të afërmit dhe na flisnin fjalët më të mira për djalin, nusen e fëmijët. Ne vërtet ishim në emigracion, por sytë e mendjen te fëmijët i kishim, për ta punonim, kurse tani… (qan).

Po të ardhurat për familjen a ishin të mjaftueshme?

Pa diskutim. Ne u dërgonim vazhdimisht, por edhe djemtë punonin. Erzeni kishte traktorin dhe punonte vërtet shumë e merrte pas edhe të vëllain. Nga ana ekonomike nuk u mungonte asgjë. Djalin e kisha të rregullt dhe familjar, nusen po ashtu. Nuk e di çfarë ishte kjo hata.

Po për fëmijët kush po kujdeset?

Më dhemb shpirti për ata fëmijë. Nuk janë pa njeri, që të thuash kush do kujdeset, por fatkeqësi është që mbetën jetimë pa nënë e babë. Kanë gjyshër e njerëz të tjerë që do t’i rritin, por unë nuk do di çfarë t’u them kur të më pyesin për prindërit e tyre. Çfarë t’u them, kur as unë vetë nuk e di? Shkova në spital që firmosa disa dokumente për procedurë. Por këtë që më thonë, që nusja vrau djalin me dru e pastaj veten s’e besoj dot. S’ma vërtetojnë dot atë që thonë. E para, pse duhet ta bënte ajo këtë gjë dhe e dyta, një femër që ta masakrojë një burrë ashtu më duket e pabesueshme. Pse, aq kollaj qenka, ai ishte në gjumë dhe kjo i shkoi e la në vend?! Është e pabesueshme, kush ma thotë që u zunë, kush i pa?! Po ai mesazhi që dërgoi te numri i djalit të vogël, kam shumë dyshime.

Cili është apeli juaj?

Policia të hetojë si duhet dhe të nxjerrë të vërtetën. Unë dyshoj që dikush tjetër mund t’i ketë vrarë dhe i kanë bërë gjërat që të duken kështu. Konflikte me të tjerë ne nuk kishim, me sa di unë, por përsëri nuk i dihet. S’dua të hedh baltë kot, por hetimi të nxjerrë të vërtetën. Kam dyshime shumë të forta se dikush i ka vrarë. DHORJELA ÇULE/PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY