Itali, digjen 500 kg drogë “shqiptare” me vlerë 5 milionë euro

Itali, digjen 500 kg drogë “shqiptare” me vlerë 5 milionë euro

45
0
Shares
Foto Ilustruese

Mbi 500 kg marijuanë që në treg vlenin 5 milionë euro janë djegur nga Policia Tatimore Italiane dhe Guardia di Finanza në Lodi, shkruan ANSA.
Djegia u bë në një fabrikë djegiesh në Piacezna sipas një protokolli të veçantë që garanton sigurinë e operacioneve të shkatërrimit në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e shëndetit publik.
Operacioni antidrogë ku u kap kjo sasi ishte zhvilluar në janar në krahinat e Lodi dhe Monza Brianza, ku u arrestuan tre shqiptarë.
Shkatërrimi I drogës është urdhëruar nga prokuroria e Monza që po zhvillon hetimin, pasi ngarkesa u kap në Muggio (Monza Brianza).
Në dispozicion të autoriteteve të hetimit u mbajt një mostër për provë nga sasia prej 307 dengjesh që përbënin gjithë ngarkesën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY