VIDEO & FOTO GALERI/ Gjimnazistët e Tiranës bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës

VIDEO & FOTO GALERI/ Gjimnazistët e Tiranës bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës

34
0
Shares

Image GalleryQindra nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet dolën sot në mbështetje të të rinjve të PD-së që po protestojnë në çadrën para Kryeministrisë.
Protesta është zhvilluar në orën e parë të mësimit. Gjimnazistët kanë protestuar jashtë ambienteve të shkollës, duke bojkotuar mësimin.
Një përfaqësi e tyre, është parë edhe pranë ambienteve të protestës së opozitës, para Kryeministrisë, në Bulevardin kryesor, ku mbanin pankarta në duar, në të cilat shkruhej, “Unë votoj për herë të parë”, “Vota është fuqia ime”,“Nuk shitet arsimi”, “Bojkot ose arsimim”, “Nuk e lë të ardhmen në duart e Ramës”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar nxënësit.
Mësohet se në disa gjimnaze të Tiranës, kanë qenë të shumtë që kanë braktisur mësimin këtë paradite për t’iu bashkuar protestës.
Mësohet se edhe gjimnazistët e “Sandër Prosit” braktisën mësimin dhe ju bashkuan protestës te çadra e opozitës, në Bulevard.
Ndërkohë, në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, gjimnazistët janë kyçur brenda dyerve të shkollës në pushimin e madh. Drejtoresha bllokoi daljen e nxënësve në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY