2 shefa shqiptarë kapen në Arta të Greqisë, 2 në kërkim

2 shefa shqiptarë kapen në Arta të Greqisë, 2 në kërkim

34
0
Shares

Pas disa muajsh hetime, departamenti i narkotikëve në Arta të Greqisë ka arritur të çmontojë një rrjet të trafikut të drogës që funksiononte në rajonet e Arta-s, Janinës, Etoloakarnania dhe Prevezës. Operacioni policor i zhvilluar 20 shkurt duke bërë tëmundur vënien në pranga të 18 personave nga mosha 23 deri në 78 vjeç.

Mes të arrestuarëve janë edhe dy shtetas shqiptarë. Pesë nga të arrestuarit ishin drejtuesit e grupit, mes të cilëve edhe dy shqiptarët përkatësishts 36 dhe 33 vjeç.

Nga hetimet policia greke ka identifikuar edhe dy shqiptarë të tjerë tashmë në kërkim. Sipas policisë greke kjo roganizatë kriminale ka funksionuar që nga muaji shtator i vitit të shkuar dhe anëtarët kanë patur role të ndryshme.

Gjatë aksionit është sekuestruar 239.23 gram heroinë, 18 kg kanabis, shtatë makina, shtatë peshore, materiale të posaçme për paketimin, ruajtjen dhe presimin e drogës, një shumë prej 10 mijë e 955 euro, 38 telefona celularë, si dhe një armë gjahu. Shumë prej të arrestuarve kanë pasur probleme të mëhershme me drejtësinë. Ata janë dërguar përpara prokurorit në Arta për t’u njohur me masën e sigurisë.vp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY