Në 26 vjetorin e rënies së monumentit, te “çadra e lirisë”, bashkëbisedim...

Në 26 vjetorin e rënies së monumentit, te “çadra e lirisë”, bashkëbisedim për 20 shkurtin

42
0
Shares

Ka nisur sot paradite te çadra e protestuesve përpara Kryeministrisë, e thirrur tashmë prej tyre si “çadra e lirisë”, bashkëbisedimi për 20 Shkurtin, ditën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës nga qendra e Tiranës.
Publicisti Zef Preçi u shpreh se, “Kjo është protesta e PD për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të blera e të prishura. Ne jemi bashkuar për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të prishura e për të filluar një histori të re.
Koha e zgjedhjeve të lira në Shqipëri ka ardhur. Kjo është një lëvizje që të çon vetëm në një rrugë, tek fitorja.
Lavdi studentëve të Kamzës dhe të Tiranës, lavdi sindikatave të pavarura, lavdi popullit shqiptar që 26-vjet më parë shënuan në librin e civilizimit, ngjarjen më të madhe të tij”.
Në bashkëbisedim janë duke folur pedagogë, studentë, sindikalistë e qytetarë të ndryshëm, që në 20 shkurt 1991, ishin protagonistë ët rrëzimit të monumentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY