Itali, partia e “amicos” së Edi Ramës drejt shkrirjes?!

Itali, partia e “amicos” së Edi Ramës drejt shkrirjes?!

55
0
Shares

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi rikthehet në qendër të debateve politike, por kësaj here brenda partisë së tij.
Një ditë më parë u mbajt në Romë Asambleja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Sekretari i saj i Përgjithshëm Matteo Renzi ka formalizur dorëheqjen e tij.
Por pas dorëheqjes së tij, asnjë kandidat nga kjo forcë politike nuk ka kandiduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sipas statusit të kësaj force politike, brenda 4 muajsh pas dorëheqjes së kreut të saj duhet të thirret Kongresi e ku do të votohet për zgjedhjen e drejtuesit të ri.
Pas humbjes në referendumin e reformës kushtetuese e dorëheqjen e Matteo Renzit si Kryeministër, Partia Demokratike u përfshi nga dy rryma të forta politike brenda saj, pro e kundër Renzit.
Me dorëheqjen e tij dhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, Matteo Renzi ka sfiduar minorancën e partisë së tij, por duke vënë në rrezik dhe shkrirjen e kësaj force politike, 10 vjet nga krijimi i saj.
Gjatë Asamblesë në Romë, duke iu drejtuar minorancës opozitare të partisë së tij, Matteo Renzi u shpreh se “Partia Demokratike bazohet tek votat e jo tek vetot dhe Kongresi është alternativa e vetme e kësaj partie.”
Gjithashtu Matteo Renzi i kërkoi opozitës së partisë së tij të mos përziejnë polemikat e debatet e tyre me punën e qeverisë Gentiloni, e cila sipas tij po kryen “një punë të shkëlqyer.”
“Kongresi i ardhshëm i Partisë Demokratike duhet të jetë një Kongres Partie e jo një Kongres për të analizuar punën e qeverisë Gentiloni”, u shpreh Renzi.
Ndërsa për sa i përket zërave të një shkrirje të mundshme të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Renzi u shpreh se “shkrirja është një nga fjalët më të shëmtuara të fjalorit e se një parti nuk mund të jetë peng i diktatit të një minorance.”
Ditën e martë më 21 shkurt, Kryesia e Partisë Demokratike pritet të publikojë emrat e Komisionit që do të merret me organizimin e Kongresit të ardhshëm të Partisë.

pdi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY