Sekuestrohet toka në Himarë, 2.5 milionë euro, nga Tirana “pronari”

Sekuestrohet toka në Himarë, 2.5 milionë euro, nga Tirana “pronari”

50
0
Shares

Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro.

Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, 60 vjec nga Tirana, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për shkak të falsifikimit të dokumentave. Ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim:

– Ilia Taka, 42 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Vepra penale për të cilat, këtij shtetasi i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY