Shqipëria siguron “një vend nderi”, e katërta në Europë për vdekjet nga...

Shqipëria siguron “një vend nderi”, e katërta në Europë për vdekjet nga aksidentet rrugore

112
0
Shares


Shqipëria sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë renditet e katërta në Europë për vdekjet nga aksidentet rrugore. Vendi ynë është ndër pesë shtetet në zonën e kuqe të rrezikut.

Rreth 8-9 persona për 100 mijë banorë humbin jetën ne aksidente rrugore ne Shqipëri.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të përpunuara në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorëve e rendisin vendin tonë të katërtin në Europë sa i përket vdekjeve nga aksidentet.
Shqipëria renditet pas Letonisë, Greqisë dhe Lituanisë, duke u renditur mes 5 vendeve që janë në zonën e kuqe të rrezikut.
Nga vendet e rajonit, numrin më të ulët të vdekjeve e dëmtimeve nga aksidentet e ka Serbia me rreth 6 dëmtime për 100 mijë banorë.
Në Europë, vendet ku ndodhin më pak aksidente me vdekje, janë Malta, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Holanda, Danimarka, Zvicra, Norvegjia.
Sipas Organizatës Botërore te Shëndetësisë ne botë  aksidentet rrugore shkaktojnë rreth 1.3 milionë të vdekur në vit, çka do të thotë se një person vritet çdo 25 sekonda.
Vetëm 28 shtete kanë ligje të përshtatshme që adresojnë të pestë faktorët e rrezikut (shpejtësia, drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit, kaskat e kokës dhe kufizimet për vendosjen e rripit të fëmijëve).
Mbi një e treta e vdekjeve nga trafiku në rrugë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë mes këmbësorëve dhe çiklistëve.
Gjithsesi, më pak se 35% e vendeve me të ardhura të mesme e të ulëta kanë politika për mbrojtjen e kalimtarëve.
Personat e moshës midis 15 dhe 44 vjeç llogariten të zënë 59% të vdekjeve globale nga trafiku rrugor. 77% e vdekjeve janë mes meshkujve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY