Presidenti Nishani uron Thaçin për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës:...

Presidenti Nishani uron Thaçin për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Në krah me ju…

45
0
Shares

Presidenti Nishani uron Presidentin Thaçi me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
 Kosova shumë shpejt ka thënë Nishani do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane.
 Marrëdhëniet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës tha presidenti ndër të tjera, janë shumë të veçanta dhe të një rëndësie thelbësore, si për të ardhmen e kombit shqiptar ashtu edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
“Ju siguroj se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror” ka thënë Nishani në letrën e urimit.
 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY