FOTO & EMRI/ Arrestohet grabitësi i shatë i 3.2 milionë dollarëve

FOTO & EMRI/ Arrestohet grabitësi i shatë i 3.2 milionë dollarëve

39
0
Shares

Policia ka vënë në pranga Admir (Jetmir) Çerpja, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen spektakolare të ndodhur më 9 shkurt në rrugën e Rinasit, por edhe atë të 3 dhjetorit të 2015-ës.
Prej ditësh policia ndodhej në një operacion të gjerë për arrestimin e tij në Dibër. Ashtu sikundër është ende në kërkim dhe po kërkohet në aksione masive, autori  tjetër i grabitjeve, që konsiderohet edhe si “koka” e bandës, Admir Murataj.
Çerpja mësohet se u arrestua në zonën e Dibrës.
Në pranga për grabitjet e bujshme të parave të bankave që transportoheshin me makina blind drejt aeroportit të Rinasit, janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa. Vetëm ky i fundit nuk ka pranuar autorësinë, ndërsa prokuroria ka zbërthyer edhe rolet e tyre në grabitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY