GRABITJA/ Flet njëri prej të arrestuarve: Ja sa muaj mu desh të...

GRABITJA/ Flet njëri prej të arrestuarve: Ja sa muaj mu desh të studioja lëvizjet e blindit

50
0
Shares

Njëri prej grabitësve, ish-komandoja Neim Avdulaj që u kap pasi doli nga një kazino në qytetin e Vlorës ka rrëfyer përpara hetuesve se si u organizua plani për grabitjen e parave të bankave në dy rastet.
Avdulaj kishte dalë garant se do të gjente persona të tjerë të aftë për këtë punë.
Sipas tij, kur grabitja është realizuar, çantat janë shpërndarë nga Adi, siç thërritet shkurt Admir Murataj, tropojani i konsideruar si “koka” e grupit. Avdulaj ka folur edhe për ngjarjen e dytë të 9 shkurtit ku u grabitën 3.2 milionë dollarë.
“U njoha me Admir Çerpjen nga një kushëriri i tij që ishte me mua në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Pasi u bë plani, tetë muaj kam pirë kafe pranë një qendre tregtare pranë Piramidës, nga ku kam survejuar lëvizjet e blindave të bankës. Biseda ishte kjo, do të informoja Çerpjan për çdo lëvizje deri ditën që u krye goditja”, ka dëshmuar ai.
Avdulaj shpjegoi ndër të tjera se ka sinjalizuar daljen e eskortës ku gjendej valuta përmes një numri të blerë në tregun e zi me mesazhin “Doli vajza”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY