Flet babai i Fation Xhyliut pas grabitjes: Nuk e besojmë…

Flet babai i Fation Xhyliut pas grabitjes: Nuk e besojmë…

36
0
Shares

Prindërit e të arrestuarit Fatjon Xhyliu, i dyshuar si një nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, nuk mund ta besojnë se djali i tyre është i implikuar në këtë krim.
Kujtim dhe Lumturi Xhyliu teksa flasin për “Panorama” shpresojnë se ai e ka pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë Policia.
Babai i tij i bën apel të birit të pranojë të vërtetën, nëse ka gisht në këtë ngjarje. Por ai e ka të pamundur ta mendojë se pas këtij krimi të bujshëm, të cilin e ka ndjekur nga mediat, është djali i tij.
Në një intervistë, Kujtim Xhyliu shprehet se i biri i akuzuar për 3.2 milionë dollarë e mbante familjen e tij me punë sezonale në Greqi. Ai shpreh bindje se Fatjoni nuk ka lidhje me ngjarjen.
Kujtim Xhyliu shprehet ndër të tjera: “Djali ka mbaruar të mesmen dhe punonte si polic privat. Në muajin tetor ai u shkëput, meqë ishte koha e rrushit dhe shkoi në Greqi se e kishte punën gati. Atje punoi për tre muaj se pasaporta aq e lejonte. Punoi në kantinë vere, dhe u kthye për Vit të Ri. Me ato para që mori andej mbante shtëpinë, ruante edhe shpenzimet e djalit, por në të njëjtën kohë nusja e tij ka një sallon bukurie në Tiranë ku punon dhe nxjerr fitime normale.
Sa para solli nga Greqia?
Për këtë vetëm të gënjej. Nuk e pyesja, sepse më dukej sikur i kërkoja ndihmë. Nuk di ç’të them për këtë. Jam i pasaktë. Ai çfarë fitonte e mbante bashkë me të shoqen. Me atë fliste e bisedonte sa kishin e për çfarë investonin. Nga unë ai djalë është ndarë, pra nuk është trung familjar me mua. Të gjitha fitimet e shpenzimet i kishte më vete.
Nga djali im nuk kërkoj asgjë por dua t’i them që ne do të jemi në krah të tij dhe nuk e braktisim”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY