EMRA & FOTO/ Itali, “Maria është në shtëpi?”, tre shqiptarë kapen...

EMRA & FOTO/ Itali, “Maria është në shtëpi?”, tre shqiptarë kapen me 5 kg heroinë e kokainë

42
0
Shares

Pas një hetimi kompleks më shumë se njëvjeçar, policia italiane ka çuar në pranga tre shtetas shqiptarë dhe disa italianë në zonën e Parmas. Operacioni i koduar “Broken”, ka çuar në pranga shqiptarët Sebastiano Shima, Ilir Halluli dhe Ylli Tollja.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Shtatë persona gjithsej përfunduan në pranga, ndërsa rolin kryesor e kishte një 49 vjeçar italian nga Siçilia, i njohur jo pak nga policia.
Pavarësisht se ishte nën masën e arrestit shtëpiak, ai kryente transaksionet e drogës.
“Doni të pini dy gota kafe?, A mund të shkoj të marrë një birrë? Maria është në shtëpi? Duam të marrim bileta për koncertin”, këto ishin disa nga frazat e koduara që grupi ka përdorur për të rezervuar dhe transportuar drogën.
Italiani Sebastiano Di Natale, që qëndronte në krye të grupit, ishte dënuar edhe më herët për trafik droge. Ai nuk ishte një korrieri i thjeshtë, por një njeri mendjemprehtë dhe i aftë për të lëvizur biznesin e madh të drogës dhe diversifikimin e ofertave të “produktit” në një rrjet të dendur të klientëve. Mbi 300 shitje dozash lëndë narkotike janë dokumentuar nga policia. pavarësisht arrestimit shtëpiak, ai ka kishte arritur të mbante dy kanale të furnizimit. I pari drejtohej nga të rinj në Napoli, dhe kishte aktivitet kryesisht në fushën e kanabisit. Për këtë rast u sekuestruan 4 kg hashash.
Heroina dhe kokaina, siç shkruan “La Republica”, drejtohej nga burrat shqiptarë, rezidencë në Emilia. Sebastiano Shima ishte bashkëpunëtor i Ilir Hallulit, i cili është zbuluar gjatë kthimit nga Ravenna, ku i janë sekuestruar 4 kg heroinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY